Lajme

Kryeministri holandez: Putin s’mund t’i ndryshojë kufijtë me stilolaps

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 30 September 2022

Kryeministri holandez, Mark Rutte, i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore dhe të Bashkimit Evropian, duke deklaruar se Holanda nuk do t’i njohë kurrë rajonet e aneksuara të Ukrainës si pjesë të Rusisë.

Rutte tha se qeveria holandeze kurrë nuk do të pranojnë pushtimin e Donetsk, Luhansk, Kherson apo Zaporizhzhia “ashtu si aneksimin e Krimesë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Bota nuk do të pranojë që Putini të ndryshojë kufijtë e pranuar me një goditje të lapsit”, tha ai.

-Advertisement-

Ai shtoi se Perëndimi do të “vazhdojë të ushtrojë presion mbi Rusinë në çdo mënyrë të mundshme” për të ndalur makinerinë e luftës të presidentit rus, duke theksuar mbështetjen e tij për pakon e sanksioneve të BE-së për të cilën po punohet aktualisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera