Kryeministri Haradinaj flet për BBC: Gjykata Speciale nuk e frikëson Dautin
Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 02 March 2018
BBC ka publikuar pjesën tjetër të intervistës Hard Talk të gazetarit Stephen Sackur, ku kryeministri Ramush Haradinaj është përballur me pyetje lidhur me idenë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, qëndrimin e tij dhe të Daut Haradinajt lidhur me këtë gjykatë, si dhe raportin e senatorit zviceran Dick Marty si bazë e krijimit të Speciales.
Haradinaj, i pyetur për faktin se sa e penalizon Kosovën që nuk është njohur ende nga pesë vende të BE-së, u shpreh se ky nuk është fundi i projektit të Kosovës dhe se shteti është në rrugë të drejtë për anëtarësim në OKB, transmeton lajmi.net.
“Mendoj që ky nuk është fundit i projektit tonë, sot jemi anëtarë të shumë Organizatave Ndërkombëtare dhe shumë shtete të rëndësishme e kanë njohur Pavarësinë tonë, është e vërtetë që nuk na kanë njohur pesë shtete të Evropës ende, mirëpo unë mendoj se jemi në rrugë të drejt për anëtarsimin në OKB, por gjithsesi, nuk do të ndalemi këtu”, tha Haradinaj.
Haradinaj shtoi se hap kyç për normalizim të raporteve me Serbinë është forcimi i argumenteve dhe i Kushtetutës së Kosovës, duke përfshirë edhe rishikimin e gjendjes së serbëve të Kosovës.
“Duhet të forcojmë argumentet tona në raport me Serbinë, gjithashtu duhet edhe forcimi i mëtejshëm i Kushtetutës sonë, mirëpo duhet edhe rishikimi i gjendjes së serbëve të Kosovës”, tha ai.
Haradinaj pati kritika të forta nga gazetari i BBC-së i cili i tha atij që sa ishte në opozitë ishte pro Gjykatës Speciale, ndërsa me dalje në pozitë ai befasisht doli kundër saj, në këtë mënyrë duke rrezikuar edhe përspektivën evropiane të Kosovës, raporton lajmi.net.
Në anën tjetër Haradinaj u përgjigj se anash respektimit të vendimeve të OKB-së, është e natyrshme që kjo Gjykatë Speciale të përballet me kritika të shumta, dhe çështja kryesore në këtë rast është fakti që kjo është tentativa e katërt për sjelljen e drejtësisë në Kosovë, me tentativën e katërt që ai e quan një Gjykatë një etnike.
“Kosova ka qenë e hapur për të kaluarën, për të vërtetën dhe për të drejtën e viktimave të luftës, OKB-ja është marrë gjatë gjithë kohës me gjykimin e të dyshuarve për krime lufte, njerëzit në botë duhet të dijnë që kjo është tentativa e katërt për të sjellur drejtësi në Kosovë, e para ishte e Kombeve të Bashkuara, e dyta ishte Gjykata e Hagës, ndërsa e treta është Gjykata e EULEX-it. Kosova respekton Gjykatën Speciale, mirëpo është e rëndësishme të shprehet se kjo Gjykatë do të përballet me kritika të shumta edhe nga shumë ekspertë ligjor të se drejtës ndërkombëtare”, theksoi ai.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit se edhe pjesëtarë të familjes së tij janë në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale, Haradinaj u përgjigj:
“Nuk është e vërtetë që un dhe familja ime jemi përpjekur që me cdo kusht të zhbëjmë Gjykatën Speciale, Dauti më herët ka qenë pjesë e një gjykimi për raste të tilla, nuk është e vërtetë që ai nuk është i përgatitur edhe për Gjykatën Speciale, mirëpo është kundër përfitimit politik nga kjo Gjykatë, dhe kjo është përgjigja e tij përfundimtare këtu.”
“Qeveria është jonë është një qeveri stabile, mirëpo ne reflektojmë edhe në mendimet dhe ndjenjat e kombit dhe popullit, deputetët e parlamentit kanë mendime të ndryshme për Gjykatën Speciale dhe secili ka kritikat e veta. Gjykata Speciale është një etnike, mirëpo ne gjithsesi do ju përmbahemi obligimeve të cilat na janë dhënë, megjithatë, ky angazhim për t’i përmbushur obligimet nuk na ndalë neve që mos të shfaqim edhe kritikat tona, dhe ato kryesore për këtë gjykatë janë dy: që kjo është tentativa e katërt e ndërkombëtarëve për të sjellë drejtësi në Kosovë dhe fakti që kjo Gjykatë është një etnike”, shtoi Haradinaj.
Haradinaj foli edhe për raportin e Dick Martyt për Kosovën duke thënë që verdikti final në gjyqin ndaj tij ka dëshmuar që akuzat për trafikim organesh dhe droge në UÇK janë të pavërteta dhe imagjinare.
“Në gjyqet e zhvilluara ndaj meje është vërtetuar se akuzat për trafikim droge dhe organesh edhe për UÇK-në janë të pavërteta, raporti i Dick Martyt është vetëm një imagjinatë” tha ai.
Të tjera
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...