Lajme

Kryeministri flet për taksën në pritjen shtetërore të pavarësisë:Nuk ka kthim mbrapa

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 17 February 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj, në fjalën e tij hyrëse gjatë pritjes shtetërore të organizuar për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka lënë për të kuptuar se nuk ka kthim mbrapa sa i përket taksës së vënë ndaj Serbisë.

Ai gjatë fjalimit të tij tha se për çdo vit në ditën e pavarësisë emocionohet shumë ngase kujton të kaluarën dhe dhimbjen që ka kaluar populli shqiptarë në Kosovë, porse këto sipas tij e kanë mësuar që nuk bën asnjëherë të kthehemi mbrapa.

“Gjatë ditës pata emocione. Më kanë ra në mend shumë etapa, sfida e dhimbje por njëkohësisht edhe mësime dhe ndër mësimet që më lanë përshtypje shumë është që nuk guxojmë që nuk bëjmë hapa mbrapa, nuk do të bëjmë hapa mbrapa, dhe besoj e dini për çka e kam fjalën. Sikurse që e dimë që jemi në një rajon të ndjeshëm dhe dëshirojmë me jetu në paqe me popujt fqinjë mirëpo paqja duhet të jetë e drejtë dhe ajo duhet të jetë një paqe është njohja e 17 shkurtit 2008. Urime pavarësia”, ka thënë Haradinaj, transmeton inFokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera