Lajme

Kryeministri britanik Johnson: Kriza me koronavirus mund të përkeqësohet

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 29 March 2020

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se kriza me koronavirus mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet, përmes një letre që i është dërguar secilit qytetar në Britani të Madhe.

Johnson i cili është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus ka thënë se nëse është e domosdoshme, do të vendosen kufizime më të ashpra.

Britanikët po ashtu është thënë se do të pranojnë edhe një shkresë me udhëzime, rreth largimit të tyre nga shtëpitë si dhe informacione për shëndetin.

Numri i personave që kanë vdekur nga coronavirusi në Britaninë e Madhe tani ka arritur në 1,019. Aktualisht, 17,089 persona janë infektuar të infektuar nga kjo pandemi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera