Lajme

Kryeministri britanik do të vetizolohet përsëri

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 18 July 2021

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i tij i Financave, Rishi Sunak, do të vetizolohen për të paktën dhjetë ditë, pas njoftimit se ata kanë pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Më herët, zyra e Johnsonit tha se ai dhe Sunak do të merrnin pjesë një pilot-programin e qeverisë, që do t’u lejonte atyre që të punonin nga zyrat e tyre, kur personat e tjerë të përfundonin orarin e punës. Megjithatë, Johnson e ndryshoi këtë vendim vetëm tri orë më vonë, për shkak të kritikave të shumta.

Zyra e Johnsonit më 18 korrik njoftoi se kryeministri dhe ministri i Financave kishin qenë në kontakt me një person të infektuar, por nuk zbuluan identitetin e këtij personi. Megjithatë, një ditë më herët, ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid njoftoi se është infektuar me COVID-19.

-Advertisement-

The Sunday Times më herët ka raportuar se Johnsoni ka pasur një takim të gjatë me Javidin më 16 korrik.

Johnson do të izolohet në rezidencën e kryeministrisë në Chequers, raporton REL.

“Ai do të vazhdojë të mbajë takime nga larg”, tha një zëdhënës i Johnsonit, duke shtuar se ai nuk do të marrë pjesë në pilot-programin e qeverisë.

Edhe Sunak tha po ashtu se do të vetizolohet për të shmangur perceptimet se “rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë”.

Qeveria britanike ka thënë se do të heqë pothuajse të gjitha masat kundër COVID-19 më 19 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera