Lajme

Kryeministri bllokon ueb-faqet ruse në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 16 May 2017

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, vendosi sanksione mbi disa rrjete sociale të Rusisë, ashtu si edhe shërbime të internetit, duke urdhëruar kufizimin ose bllokimin e qasjes në to nga Ukraina.

Në mesin e të sanksionuarve janë rrjetet sociale VKontakte dhe Odnoklassniki, motori i kërkimeve Yandex dhe shërbimi i emailit Mail.ru.

Dekreti i postuar në ueb-faqen e Poroshenkos urdhëron “kufizimin ose ndërprejen” e qasjes në ueb-faqet e përmendura dhe të tjera.

-Advertisement-

Vendimi i presidentit mund të rezultojë me reagime kundërthënëse brenda Ukrainës, pasi vetëm VKontakte ka rreth 15 milionë përdorues në Ukrainë, ndërsa Odnoklassiki është po ashtu shumë popullor.

Marrëdhëniet Rusi-Ukrainë janë tensionuar keq qysh në vitin 2014.

Kur presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Yanukovych, është rrëzuar nga pushteti më 2014, trupat ruse kanë hyrë në gadishullin ukrainas të Krimesë dhe Qeveria në Moskë e ka aneksuar atë.

Konflikti ka vazhduar me shpërthimin e luftimeve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera