Lajme

Kryeministri anuloi takimin me ambasadorët e NATO’s, mbrojti sovranitetin para ambasadorit spanjoll

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 28 October 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka refuzuar, të premten, një takim e pastaj edhe një konferencë të përbashkët me zyrtarët e lartë në NATO’s, në Selinë e KFOR’it, në Prishtinë. Kjo ka ndodhur pasi Kryeministri kosovar nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga ambasadori spanjoll në Aleancën Veri-atlantike që Ramush Haradinaj të mos prezantohej si Shef i Qeverisë. Diplomati spanjoll, po ashtu, kishte kërkuar që zyrtarët e FSK’së të mos ishin të uniformuar në takim. Express sjell detajet.

Pikërisht në ditën kur Spanja u përballë me pavarësinë e Katalonjës, një përfaqësues i Spanjës, më saktësisht ambasadori spanjoll në NATO ka tentuar të shpërfillë pavarësinë e Kosovës në bazën e KFOR’it në Dragodan të Prishtinë. Ai ka vënë kushte se si të prezantohen institucionet e Kosovës në takimin me ambasadorët e NATO’s.

Ambasadori spanjoll kishte kërkuar që asnjë zyrtar i Shtetit të Kosovës të mos prezantohen në takim me funksionet që ushtrojnë. Kishte kërkuar që Ramush Haradinaj të mos prezantohej si Kryeministri. Veç kësaj, kishte kërkuar që ministri i FSK’së të prezantohet pa titullin e Ministrit dhe Zëvendëskomandanti i FSK’së pa uniformë pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e rrjedhimisht as statusin zyrtar të këtyre personaliteve.

-Advertisement-

Burime të Express kanë treguar se reagim ndaj kësaj situate, Kryeministri Haradinaj as edhe pas negociatave me pjesëmarrësit e delegacionit, nuk ka pranuar të marrë pjesë në takim.

Pra, ai ka anuluar takimin me delegacionin e udhëhequr nga Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO’s dhe konferencën për media.

Zyrtarja e lartë e NATO’s gjatë ditës së djeshme është takuar me Presidentin Thaçi ndërkohë që vetëm dy ambasadorë, ai i Amerikës dhe Britanisë së Madhe kanë ardhur për takime me Thaçin dhe Haradinajn në ndërtesën e institucioneve të Kosovës

Delegacioni i NATO’s është udhëhequr nga zëvendëssekretarja gjenerale e NATO’s Rose Gotenmoeller. Ajo u është referuar zyrtarëve të Kosovës vetëm me emra personal, pa përmendur pozitat, duke u kujdesur që të mos paragjykohet asgjë rreth shtetësisë së Kosovës.

Ky qëndrim i NATO’s është pasojë e mosnjohjes nga 4 vende anëtare, nga 29 sa ka kjo aleancë ushtarake.

Kështu, numri dy i NATO’s Presidentit Thaçi nuk i është referuar me postin që mban por vetëm me ” z.Thaçi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera