Lajme

Kryeministri Albin Kurti tregon se a do të takohet me Grenellin

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 10 November 2021

Kryeministri Albin Kurti ka folur për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për mos ftesën ne Samitin e organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Kurti tha se nuk është fundi i botës nëse nuk marrin pjesë në një Samit apo konferencë.

“Natyrisht që është mirë të marrim pjesë, por nuk është fundi i botës kur nuk jemi në një samit ose konferencë meqenëse lidhja jonë është shumë e fuqishme”, tha Kurti në emisionin “Context” në ATV.

-Advertisement-

I pyetur se a e ka në agjendën e tij një takim me Grenellin, Kurti sukurt është përgjigjur me “Jo”.

Ndryshe ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka qëndruar sot në Kosovë.

Grenell dje bëri të ditur se po qëndronte në Shqipëri, duke publikuar disa fotografi nga Tirana, të cilin tha se amerikanët duhet ta vizitojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera