Lajme

Kryeministri Albin Kurti mbërrin në Varagë të Zubin Potokut

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 30 November 2024

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndrojnë në këto momente në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Bashkë me Kurtin e Sveçlën, është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Ata janë duke e vëzhguar kanalin e Ibër Lepencit, i cili u sulmua mbrëmjen e kaluar, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Kurti e Sveçla vizitën e tyre po e realizojnë nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë së Kosovës, disa prej të cilave që nga mbrëmë janë stacionuar pranë kanalit. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera