Lajme

Kryeministrat e rajonit sonte në darkë te Përfaqësuesja e Lartë e BE’së

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 24 May 2017

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen të mërkurën mbrëma në Bruksel në darkën joformale të cilën e organizon komisarja e lartë Mogherini, në mënyrë që të vlerësohet situata në rajon dhe të merret vesh mbi hapat për bashkëpunimin e mëtutjeshëm rajonal dhe për përparim në rrugën e euro integrimeve.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Bashkimit Evropian për punë të jashtme, e më parë do të mbahen takime bilaterale.

Aty thuhet se do të bisedohet për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për përparimin në euro integrime.

-Advertisement-

Në Bruksel thuhet se kjo darkë paraqet edhe vazhdimin e bisedimeve të cilat i ka pasur Mogherini me liderët ballkanik kur në fillim të marsit e ka vizituar rajonin.

Interesi i shtuar i BE’së për Ballkanin Perëndimor, pastaj vizita e Mogherini’t dhe zyrtarëve tjerë të BE’së kanë pasuar pasi që në fillim të këtij viti u rritën tensionet brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në mes tyre.

Në darkë do të marrin pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri kosovar në largim Isa Mustafa, pastaj kryeministri i Malit të Zi Dusko Markovic, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdic,  kryeministri serb Aleksandar Vucic, si dhe mandatar i ri i qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera