Lajme

Kryeministrat e Britanisë dhe Ukrainës diskutojnë për forcim partneriteti

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 21 September 2022

Rritja e bashkëpunimit dypalësh, përgatitjet për sezonin e ngrohjes dhe rindërtimi i Ukrainës, ishin temat që u diskutuan mes kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal dhe kryeministres britanike, Liz Truss.

“Palët prekën çështjen e intensifikimit të furnizimit me armë për të mbrojtur Ukrainën dhe forcimin e sanksioneve kundër naftës dhe gazit rus”.

“Në kuadër të diversifikimit të burimeve të energjisë dhe përgatitjes për sezonin e ngrohjes, kryeministrat diskutuan nevojën për të rritur prodhimin e tyre të gazit, veçanërisht në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e qeverisë ukrainase.

-Advertisement-

Sipas kryeministrit Shmyhal, vendi i tij është i interesuar në tëheqjen e biznesve britanike për të investuar në Ukrainë për prodhimin e gazit.

“Ne presim që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të marrë vendimet e nevojshme për të siguruar biznesin britanik në Ukrainë kundër rreziqeve ushtarake”, tha ai.

Palët folën gjithashtu për mbajtjen e konferencës së ardhshme për rindërtimin e Ukrainës në në Britani të Madhe. “Në veçanti, kryeministrat ranë dakord të krijojnë një grup pune që do të përgatitet për ngjarjen në vitin 2023”.

“Jam i bindur se Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri ynë kryesor jo vetëm në kundërshtimin e armatosur të Rusisë, por edhe në rindërtimin e vendit tonë”, tha Shmyhal.

Ndërsa Truss siguroi homologun e saj se politika e Britanisë për të mbështetur Ukrainën mbetet e pandryshuar.

Një ditë më herët, Tuss deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të ndajë të paktën 2.6 miliardë dollarë, si ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vitin e ardhshëm./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera