Lajme

Kryeministrat e Ballkanit takim në Durrës me 26 gusht

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 22 August 2017

Kryeministrat e Ballkanit perëndimor do të takohen më 26 gusht në qytetin e Durrësit, ata do të zhvillojnë një takim jo formal.

Në këtë takim do të marrë pjesë Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Siril Miler. Në takim do të diskutohet procesi i integrimit te rajonit ne familjen evropiane.

E ndërsa deri tani pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Gjithashtu mësohet se në takim do të mbahen edhe disa sesione pune me tema lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe përforcimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera