Lajme

“Kryeministër, mos na shkel në gjak”, Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së protestojnë kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 23 January 2023

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke mbajtur protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.

Me moton: “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, ata kanë marshuar përgjatë sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.

Gjatë marshimit, ata janë duke dëgjuar duke thirrur “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.

-Advertisement-

“Kryeministër mos na provoko, fëmijët e dëshmorëve nuk falin dhe nuk harrojnë. Kryeministër kërko falje”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera