Lajme

Kryemadhi: Unë dhe Petriti duhet të paguajmë për gabimet e LSI-së

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 14 March 2019

Themeluesit e LSI-së duhet të paguajnë për gabimet që janë bërë me listat ndër vite.

Kryetarja, Monika Kryemadhi u shpreh se me djegien e mandateve do të rikthejnë LSI-në e ndryshimit të 2014, ndërsa kërkoi ndihmën e qytetarëve dhe të zotit për zgjedhje të parakohshme.

10 kandidatë nga lista e LSI-së kanë dalë kundër vullnetit të partisë, duke pranuar mandatin e deputetit. Në takimin me strukturat drejtuese në Tiranë, Monika Kryemadhi, u shpreh se pavarësisht se nuk është përgjegjëse për listat e 2017, duhet të të paguajë kusuret e mosbindjes të anëtarëve të saj.

-Advertisement-

“Djegia e mandateve tregoi edhe njëherë që lista e deputetëve nuk ishin zgjedhja e Monika Kryemadhit, por 17 deputetët që dogjën mandatet dhe të gjithë ata që pranuan të mos jenë pjesë e Parlamentit të krimit, janë krenaria e Monika Kryemadhit, janë krenaria e LSI-së. Politika ka kusuret e saj, qoftë unë qoftë Petriti, qoftë edhe shumë politikanë të tjerë, por nuk ka kusure Endriti, Floida, Kejdi e shumë të rinj e të reja, apo edhe ju këtu. Dhe ne kusuret tona do ti lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë”, tha ajo.

Djegia e mandateve do të shërbejë si katarsis për LSI-në, u shpreh kryetarja Kryemadhi, ndërsa u shpreh se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Zoti na dhëntë forcë sepse shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha ajo.

LSI paralajmëroi që protesta e 16 marsit do të jetë një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria në këto dy dekada.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera