Lajme

Kryemadhi sulmon Drejtorin e Policisë: Haki droga, ndalo kriminelët që lëvizin me makina policie

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 17 June 2017

Zv/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Përmes një postimi në profilin e saj në ‘Facebook’, Kryemadhe shprehet se nga frika e fitores së madhe të LSI-së që do të ndodhë me 25 qershor, falangat e krimit kanë filluar të godasin militantët dhe drejtuesit e LSI-së.

Zv/kryetarja e LSI-së, duke e cilësuar se Haki Droga, drejtorin e Policisë, i ka bërë thirrje që të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie.

-Advertisement-

Me tej, Kryemadhi thotë se Çako po përdor çdo mënyrë dhe çdo mjet për të goditur forcën e parë të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Megjithatë, sipas numrit dy të LSI-së, asgjë nuk mund ta ndalë LSI-në, sepse të rinjtë e Shqipërisë besojnë te LSI, tek alternativa e saj dhe askush, sado kriminelë apo para të pisët të ketë grumbulluar nuk mund të përballet me forcën e tyre.

Reagimi i plotë:

Kanë mbetur edhe 9 ditë nga fitorja e uraganit, frika e falangave të krimit në policinë e shtetit ka nisur të godasë militantët dhe drejtuesit e LSI.

Çdo tentativë për të na frikesuar është e kotë, sikundër edhe njëherë i them Haki Drogës se është mirë të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie dhe jo të dhunojë ata që rregullojnë muret e shtëpive e tyre. Të arrestojë të kërkuarit nga interpoli dhe jo të keqtrajtojë mbështetësit e LSI. Të arrestojë hajdutët e bankave, paratë e të cilave po i perdorin për fushatë, të fusë në burg trafikantët e kanabisit dhe krerët e policise të përfshirë në këtë trafik. Por Haki Droga nuk e bën këtë, sepse i tmerruar nga mitingu i LSI, po përdor çdo mënyrë e çdo mjet për të goditur Forcën e Parë të zgjedhjeve të 25 qershorit. Duke harruar që e ka të kotë, sepse përballë të rinjve çdo intrigë apo sulm është vetëm një përpjekje qesharake dhe e dështuar. Sepse të rinjte e Shqipërisë besojnë te LSI, tek alternativa e saj dhe askush, sado kriminelë apo para të pisët të ketë grumbulluar nuk mund të përballet me forcën e tyre. Ndaj sot me shumë se kurrë uragani i fitores është në kulmin e tij i pashqetësuar nga cingërrimat e Haki Drogës dhe falangave të tij që do të marrin përgjigjen që meritojnë vetëm pas 9 ditësh. #ForcaLsi #UraganiiFitores#NukNdalemi #Voto1 #VotoLsi  /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera