Lajme

Kryemadhi: Shqipëria po kërruset, ndjej dhembje…

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 22 November 2017

Ditën e sotme është mbledhur konventa Kombëtare e Lëvizjes së Gruas për Integrim nga ku kryetarja Monika Kryemadhi foli me tone të ashpra për situatën në vend.

Nga podiumi Kryemadhi sulmoi Ramën duke thënë se ai po varfëron shqiptarët dhe po kërrus Shqipërinë.

“Sot jemi në një udhëkryq midis të ardhmes të ardhmes dhe shpërbërjes, Shqipëria po mblidhet nga hallet që po e kërruset çdo ditë. Shqiptarët po varfërohen çdo ditë dhe më shumë. Po kërruset nga një grup njerëzish. I them këto fjalë pasi ndjej dhimbje, revoltë dhe përgjegjësi. Misioni im është t’ju udhëheq juve së bashku me Klajdën, Irisin etj. Ky mision bëhet i mundur me bashkëpunimin e të gjithëve.

-Advertisement-

Ta shpëtojmë rininë tonë e cila po ikën çdo ditë e më shumë. Ta shpëtojmë edhe kryeministren e rënë.

Me paratë e tyre blejnë institucione dhe vota, blejnë ndërkombëtarët, por harron se Edi Rama është pronë e drogës, krimit, makthit të tij. Ky njeri nuk mund të zhdukë fobitë e tij për të larguar shqiptarët. Ky njeri nuk mund ti shpërndajë shqiptarët”, tha ndër të tjera zonja Kryemadhi. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera