Lajme

Kryemadhi merr në dorë frenat e LSI-së: Do të jemi opozita e vërtetë

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 30 June 2017

Vetëm një ditë më parë ish-kreu i LSI Petrit Vasili dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Në fund të fjalës së tij ku justifikonte edhe dorëheqjen Vasili ia delegoi partinë Monika Kryemadhit, bashkëshortes se presidentit Ilir Meta.

Ditën e sotme, Kryemadhi me anë të një statusi në Facebook shkruan për rolin e ri që do ketë LSI-ja. Kryemadhi thotë se ajo tani përfaqëson opozitën e vërtetë dhe premton që do ngrejë zërin fort për çdo shqetësim qytetar.

-Advertisement-

Statusi i plote:

Mirëmengjes miq! Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim. Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona.

Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja.

Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin.

Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.
#ForceePareForceePapare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera