Lajme

Kryemadhi drejton LSI-në, po Petrit Vasili çfarë do të bëjë?

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 11 July 2017

Petrit Vasili do të jetë kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Këtë vendim të mbledhjes së sotme të kryesisë së LSI e deklaroi Luan Rama, në një konferencë për mediat.

“Kryetar i grupit Parlamentar të LSI do të jetë Petrit Vasili. Do të vijohet duke përcaktuar edhe raportimin e funksionimit dhe bashkëveprimit mes strukturave të partisë dhe grupit të ri parlamentar që do të ketë LSI në Kuvend. Do të vazhdojmë me të njëjtin angazhim për përmbushjen e të gjitha veprimtarive të përcaktuara në planin e veprimit politik dhe organizativ të partisë që me fillimin e vitit.” – deklaroi Luan Rama.

-Advertisement-

Petrit Vasili dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ndonëse kishte pak muaj në krye të kësaj partie.

Anëtarët e kësaj force politike zgjodhën me votim të hapur në krye të LSI-së, Monika Kryemadhin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera