Lajme

Kryeimami i BIK-ut mbron në Gjykatë hoxhallarët që po akuzohen për terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 13 December 2017

Në seancën gjyqësore kundër, Enes Gogës, Idriz Bilibanit, Bedri Robajt, Mazllam Mazllamit e Fuad Ramiqit, ka dëshmuar kryeimiami i BIK-ut, Sabri Bajgora.

Ky i fundit ka qenë dëshmitar i propozuar nga mbrojtja e Enes Gogës, ndërsa dëshmia e tij është koncentruar në disa përgjigje, të cilat i kishte kërkuar Prokuroria Speciale, nga BIK-u.

Në fund të dëshmisë së tij Bajgora ka thënë se i beson drejtësisë, duke kërkuar që trupi gjykues të ketë parasysh edhe Bashkësinë Islame.

-Advertisement-

Ai tha se ekziston një përshtypje se disa aktakuza janë ngritur vetëm për qëllime propagandistike.

Pavarësisht kësaj ai ka thënë se në qoftë se imamët shpallen fajtorë BIK do ta respektojë verdiktin, ndërsa nëse ndodh e kundërta pret një kërkim falje për Bashkësinë Islame dhe për familjet e të akuzuarve.

Me këtë pjesë të fjalës së dëshmitarit nuk është pajtuar prokurori Hali Gecaj, duke thënë se prokuroria ngre aktakuza vetëm kur ka dëshmi mirë të bazuara dhe dyshim mirë të bazuar.

Në fund mediat janë përjashtuar nga seanca, pasi që aty është shfaqur një video incizim, ku ishte një ligjëratë e Idriz Bilibanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera