Lajme

‘Kryeepadishmja’ e Kosovës, nuk e din as kush i priu NATO-s për çlirimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 02 December 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla edhe sot ka lenë një gjurmë të vogël që dëshmon paaftësinë e saj në paraqitjet publike dhe memorien e kufizuar për ngjarje historike, institucione e diplomaci.

“Perla” e saj e radhës është postimi i saj në FB për vdekjen e gjenerali gjerman Klaus Reinhardt duke ju referuar si komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë. Në fakt, komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, nuk ka qenë gjeneralit gjerman, Klaus Reinhardt por ka qenë britaniku, Michael Jackson, pozitë të cilën e ka mbajtur nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor 1999.

-Advertisement-

Një informacion i tillë gjendet edhe në faqen zyrtare të NATO-së, në të cilën janë të listuar të gjitha komandantët e KFOR-it në Kosovë që nga përfundimi i luftës, shkruan Gazeta Infokus.

Klaus Reinhardt ka qenë komandanti i dytë i KFOR-it në Kosovë dhe ka shërbyer nga 8 tetori 1999 deri më 18 prill të vitit 2000.

‘Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, ka shkruar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gerrvalla në postimin e saj në FB.

Por më vonë, këtë gabimin e ka përmirësuar kryediplomatja Gervalla, duke e hequr vetëm pjesën ky i referohet si komandanti i parë, shkruan Gazeta Infokus.

“Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin që është ndarë nga jeta Gjenerali Klaus Reinhardt. Si komandant i parë gjerman i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, ka shkruar gërvalla duke iu referuar Gjeneralit Klaus Reinhardt si komandant i parë gjerman. /Gazeta Infokus/

LEXO EDHE:Përsëri ia huq Gërvalla, vendos flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera