Lajme

Kryediplomatja Valtonen pas vizitës: Finlanda dhe Kosova kanë lidhje të forta, dialogut Beograd-Prishtinë i japim prioritet

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 05 September 2024

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, i ka quajtur “takime shumë të mira”, takimet që zhvilloi sot me Gërvallën, Kurtin e Osmanin.

Në postimin përmbledhës që ka bërë kryediplomatja e Finlandës tha se “Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës dhe ka prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”.“Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë. Sot pata takime shumë të mira me Ministren e Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës. Stabiliteti në rajon është kyç. Ne e kemi prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”, tha kryediplomatja në “X”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera