Lajme

Kryediplomatja rumune takon Lajçakun, i ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 27 November 2023

Kryediplomatja rumune Luminita Odobescu është takuar në Bukuresht me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajmin për këtë takim ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në platformën X.

“Shkëmbim i mirë për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Përsërita mbështetjen e plotë të Rumanisë për përpjekjet e tij për të çuar përpara dialogun Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE, e që është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Rumania është në mesin e pesëshes evropiane që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera