Lajme

Kryediplomati turk, Çavusoglu, mbërrin në Kosovë, e pret Ministrja Gervalla

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 18 June 2022

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevut Çavusoglu, sot rreth orës 19:00 ka mbërritur në Kosovë.

Atë në aeroport, ka dalur që ta presë Ministrja e Jashtme, Donika Gervalla, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Çavusoglu dhe Gërvalla do të mbajnë takim zyrtar nesër (të dielën) dhe më pas do dalin edhe në konferencë për media.

-Advertisement-

Përpos Kosovës, Çavusoglu pritet ta vizitojë edhe Serbinë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Gjatë kësaj vizite, ai në këto vende do të flasë për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale. Ai do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij, krerët shtetërorë dhe kryeparlamentarët e këtyre vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera