Kryediplomati shqiptar: Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal që kreu sulmin në veri
Autori: Gazeta inFokus
14:37 | 06 October 2023
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka kërkuar nga Serbia që të nisë një hetim serioz për grupin kriminal që kreu sulmin terroristë mbi Policinë e Kosovës, më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit.
Hasani theksoi nevojën që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të ngritët në nivelin e një Konference Ndërkombëtare, me planin franko-gjerman.
“Nuk ka asnjë ndryshim prej ministrave të jashtëm të Republikës së Shqipërisë, por ka ndryshime në gjeo-politikën. Ka ndodhur një ngjarje shumë e rendë. Një sulm terrorist-kriminal në veri të Kosovës që kushdo që do mbante detyrën që unë kam do të vepronte në të njëjtën mënyrë. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut, normalizimit në anën tjetër mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni të plotë me atë të ShBA-së dhe BE-së. Megjithatë ne kemi deklaruar dhe kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht në instanca më të larta të Komuniteti euro-atlantik se formati i këtij dialogu të normalizimit duhet të ngritët në planin e një Konference Ndërkombëtare të normalizimit me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e bisedimeve”, ka thënë Hasani.
Tutje kryediplomati shqiptar deklaroi se dialogu është e vetmja rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Presim që Serbia të nis një hetim serioz për grupin terrorist-kriminal, potencialisht të përfshirë në një konflikt të armatosur në veriun e Kosovës dhe lidhjen e tyre me trafikant armëve dhe individë apo subjektet tjera në Serbi apo gjetkë. Por sidomos në situatën e tanishme dialogu Kosovë -Serbi është rruga e vetme drejt paqes”, tha ai.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































