Lajme

Kryediplomati Italian kritikon BE-në për mosliberalizmin e vizave për kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 22 June 2021

Në kuvend është duke mbajtur seancë solemne për nder të kryediplomatit Italian, Luigi Di Maio.

Di Maio në kuvend ka hedhur kritika drejtë Bashkimit Evropian duke e quajtur dritëshkurtë për mos liberalizmin e vizave për Kosovën

Ai gjithashtu ka thënë se shteti i Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet që qytetarët të lëvizin lirshëm.

-Advertisement-

“Duhet ta them qartë Bashkimi Evropian ndonjëherë është dritëshkurtër. Në shembull i tillë është rasti Kosovës, qytetarët e së cilës të vetmit në gjithë rajonin vazhdojnë të mos përfitojnë nga liberalizimi i vizave edhe pse janë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga komisioni Evropian. Liberalizimi i vizave për vendet e ballkanit i filluar në vitin 2008 ka qenë një nga investimet strategjike më të rëndësishme që Bashkimi Evropian ka bërë ndonjëherë në  vitet 20  e fundit. Kjo e ka lejuar që shoqëritë tona civile dhe kompanitë tona të lëvizshin lirshëm dhe të shpalosin potencialin e tyre të jashtëzakonshëm. Urimi jonë është që ky investim strategjik të përfundojë të njëejtën liberalizim edhe për qytetarët kosovarë”, ka thënë kryediplomati Italian.

Ndër të tjera ka thënë falënderuar kryetarin e Kuvendit Konjufca, deputet dhe kryeministrin Kurti për mirëpritjen që iu bë sot në Kosovë.  /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera