Lajme

Kryediplomati i Malit të Zi: Qeveria nuk po e shqyrton tërheqjen e njohjes së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 30 March 2021

Ministri malazes i Punëve të Jashtme, Gjorgje Radulloviq përsëriti se Qeveria nuk do të fillojë procedurën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, raporton RTCG, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të thotë, siç shtoi ai, se marrëdhëniet dypalëshe do të ndjekin dinamikën aktuale.

Kreu i diplomacisë malazeze foli gjithashtu për çështjen e ambasadorit të Serbisë. Ai deklaroi se Serbia mund ta dërgojë një ambasador të ri i cili do të punojë në afrimin e të dy vendeve.

-Advertisement-

“Nëse vendimi i Serbisë është që Bozhoviqc të mbetet ambasador, ne e respektojmë atë, por procedura e marrëveshjes duhet të fillojë. Rikërkimi i një marrëveshje do të ishte precedent në praktikën diplomatike, kështu që ne duhet të punojmë në frymën e afërsisë dhe miqësisë për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të përmirësojmë marrëdhëniet pa hipotekën e së kaluarës”, theksoi Radulloviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera