Lajme

Kryediplomati i Greqisë sot viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 20 December 2022

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të vizitojë Republikën e Kosovës.

Kështu njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa bën të ditur se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, do ta pres atë pranë Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndryshe kryediplomati grek të hënën qëndroi në vizitë zyrtare në Beograd ku u prit nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daciq.

-Advertisement-

Po ashtu dje Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor, më parë pata një bisedë telefonike me Miroslav Lajcak, më të cilën fola mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar kryediplomati grek në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera