Lajme

Kryeakademiku Kraja i quan ”Fushatë” reagimet ndaj tekstit të ASHAK-ut, insiston se denoncon ashpër veprimet e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 22 December 2022

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, i ka cilësuar fushatë, reagimet drejt këtij institucioni të lartë, për analizën e publikuar ‘’Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor’’.

Ai shkruan se kjo analizë, i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe Ballkan, ndërsa insiston se denoncon ashpër veprimet subversive përfshirë edhe ndërhyrjet në Gjykatën Speciale, përcjell klankosova.tv.

”REAGIM NDAJ FUSHATËS

-Advertisement-

Përgjatë dy ditëve të shkuara disa portale kanë ndërmarrë një fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj, duke bërë citime të shtrembëruara dhe duke manipuluar në mënyrë të shëmtuar lexuesit e tyre. Teksti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është një analizë që i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale. Meqë portalet janë duke e manipuluar opinionin, madje duke nxitur reagimin edhe të ndonjë lideri të partive politike, dua t’i inkurajoj lexuesit që analizën e Akademisë ta lexojnë të plotë, të mos krijojnë bindje të gabuara dhe të mos bëhen pjesë e fushatave denigruese”.

Analiza e ASHAK-ut përmban 38 faqe, për qëndrimet e të cilave, pati edhe reagime nga liderë të subjekteve politike e jo vetëm.

Qe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i cili e vlerësoi si amator këtë tekst të publikuar dhe sipas tij, ai ishte një pamflet antishqiptar.

Për më shumë këtu mund ta gjeni, tekstin e plotë të analizës së ASHAK-ut, me titullin: ”Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera