Lajme

Kryatari i kësaj komune ndez dritat e Pemës së Vitit të Ri

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 09 December 2019

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu i ka ndezur dritat e pemës simbolike, ku dhe ka bërë të ditur se kanë përfunduar zbukurimet e sheshit këtij qyteti për festat e fundvitit.

Këtë e ka bërë të ditur Aliu përmes një postimi në rrjetin social facebook, shkruan gazeta inFokus.

“Në çdo rrugë e në çdo shesh, Ferizaj frymon festë. Fundviti i ftohtë, nuk ka sesi të mos ngroh zemrat tona kur dashuria, mirëqenia e respekti mbizotëron. Ditët e fundit të Dhjetorit magjepsin me të bukurën, gëzimin e shpresën në fytyrën e gjithësecilit.

-Advertisement-

Sonte, simbolikisht ndeza dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dekoreve ndriçuese në gjithë sheshin e qytetit. Ferizajasve ia kemi borxh të bukurën në çdo çast”, ka shkruar Aliu në facebook./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera