Lajme

Krushku i ish-Presidentit Trump, Pacolli drejt Miamit

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 11 November 2022

Tiffany Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump do të martohet më 12 nëntor me Michael Boulos.

Dasma luksoze pritet të organizohet në restortin madhështor me mbi 5 mijë metra katror “Mar-a-Lago” që është në pronësi të Donald Trump dhe pritet të jenë të ftuar më shumë se 500 mysafirë.

Një ndër ta është edhe ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

-Advertisement-

“Po, është e vërtetë”, ka thënë Zyberaj për Gazetën Express kur është pyetur nëse është e vërtetë që Pacolli do të jetë në dasmën e vajzës së Trump.

Mar-a-Lago është një resort dhe pikë referimi historike amerikane në Palm Beach të Floridas, në pronësi të ish-presidentit të SHBA Donald Trump.

Trump bleu Mar-a-Lago në vitin 1985 dhe e ka quajtur atë si “Shtëpia e Bardhë e Dimrit” dhe “Shtëpia e Bardhë e Jugut” gjatë mandatit të tij presidencial.

Kreu i AKR-së sot përmes një njoftimi në profilin e tij në ‘facebook’ ka njoftuar se është nisur drejt Amerikës dhe se do të udhëtojë për në qytetin e Miamit në Florida.

Pas Floridas, Pacolli do të udhëtojë drejt Washingtonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera