Sport

Kruma fiton turnirin 2 korriku në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 02 July 2019

Lojtaret e Krumës nga Shqipëria kane fituar kupën e turnirit tradicional 2 korriku ne Kline duke e mundur në finale ekipin e Gazetës Infokus.

Katër ekipe kanë e luajtur ne palestrën” Adem Jashari” në përkujtim të 2 korrikut 1990, ku u bë për herë të parë shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe në nder të kupës së parë të fituar në një turnir të territorit të Klinës, që pati ndodhur më 2 korrik 1991, shkruan Gazeta inFokus.

Katër ekipe kane luajtur një loje tejet cilësore në futboll të vogël.

-Advertisement-

Për ekipin nga Kruma organizatoret kane dhenë edhe një kupe.

Skuadrat që morën pjese pos Krumës ishin edhe legjendat e Klinës, gazetarë nga Gazeta inFokus, si dhe punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, nga nga Klina./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera