Lajme

Kruja përfshihet nga flakët, rrezikohen disa banesa

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 29 July 2017

Një zjarr i madh ka përfshirë lagjen Meçe të qytetit të Krujës mesditën e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe pyjore, pranë së cilës ndodhen edhe banesa të banuara, që rrezikohen nga flakët.

Era dhe terreni i vështirë kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Ende nuk dihet nëse nisja e zjarrit ka ardhur prej temperaturave të larta apo ka qenë e qëllimshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera