Lajme

KRU “Prishtina” gënjen konsumatorët, 48 orë pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 26 January 2021

Përderisa janë bërë afro 48 orë që një pjesë e Fushë Kosovës ka mbetur pa ujë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sha, nuk përton edhe të gënjejë banorët e këtij qyteti.

Në një njoftim në llogarinë e tyre në facebook para disa orësh kanë deklaruar se furnizimi me ujë do të fillojë sot pasdite, por sipas banorëve të kësaj komune kjo ende nuk ka ndodhur.

Qytetarë të kësaj pjese kanë thënë për Gazetën inFokus që nuk kane ujë tash e 48 orë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera