Lajme

KRU “Gjakova”: Nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm i ujit, do aplikohen reduktime rigoroze

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 15 August 2024

KRU “Gjakova” ka bërë një postim në Facebook me apel të rëndësisë së lartë, duke kërkuar që të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm.

Bëhet e ditur se niveli i rezervuarëve ka rënë në minimum, dhe se nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit, përfshirë edhe qytetin e Gjakovës.

“Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm. Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale”, thuhet tuje në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera