KRU ‘Gjakova’ ka një njoftim për ndërprerjen e ujit në linjën e Anadrinit
Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 09 Janar 2018
KRU “Gjakova” në një njoftim për media ka lajmëruar që do të ndërpres ujin në linjën e Anadrinit.Më poshtë gjeni njoftimin e KRU “Gjakova”:
Njoftojmë konsumatorët e KRU “Gjakova” që me dt. 06.01.2018 në ora 14:00, kemi pasur përsëri defekt në gypin Ǿ 250, në linjën Kramovik-Qifllak-Dobidol.
Me keqardhje ju njoftojmë që Kompania jonë është marrur shumë seriozisht me evitimin e defekteve të paraqitura në këtë linjë të Anadrinit ( këtë e dinë edhe banorët e atyre fshatrave) por ju para lajmërojmë se nga sot Kompania jonë, për shkak të implikimeve të mëdha financiare do të detyrohet të ndërpresë ujin në ketë linjë deri në ndërrimin e gypit.
Pasiqë zyrtarisht në aspektin teknik nuk është pranuar ky rrjet nga KRU “Gjakova” dhe për shkak të paraqitjes së defekteve të vazhdueshme dhe shpenzimeve enorme që na krijohen në këtë mirëmbajtje, kërkohet nga Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, që të ndërmerr hapa urgjent në ndërrimin e gypit në fjalë në gjatësi 900 m, dhe pastaj edhe 1100 m, në po atë linjë të furnizimit me ujë.
Edhe përkundër defekteve të mëdha gjatë këtyre viteve, vetëm gjatë vitit 2017, kemi pasur mbi 30 intervenime të cilat na kanë kushtuar mbi 27.000 €, për shkak të cilësisë së dobët të gypave.
Gjithashtu nga komuniteti që jeton në atë pjesë, nga defektet në gypa, kemi pasur edhe dëme në kulturat bujqësore ku fshatarët kanë kërkuar edhe kompensimin e dëmeve të bëra, ku deri me tani KRU “Gjakova” ka qenë e detyruar t’i kompensoj edhe ato dëme.Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e atyre fshatrave dhe i falenderojmë për bashkëpunimin e deritanishëm.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...































