Lajme

KRU “Gjakova” furnizon me ujë shumë cilësor – 100% i pastër

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 17 January 2018

Furnizuesi kryesor i Liqenit Radoniqi është Lumbardhi i Deçanit, me një sipërfaqe 182.3km2.
Lumbardhi i Deçanit sillet në liqen me anë të një strukture rikthyese e cila e kthen ujin në një kanal të hapur të betonit me gjatësi 7,4 km.

Akumulimi i Radoniqit ndodhet në lartësi mbidetare 400 deri 460 m.

Aktualisht KRU “Gjakova” ofron shërbimet e furnizimit me ujë në tri komuna të Kosovës jug-perëndimore: Gjakovë, Rahovec dhe disa fshatra të Komunës së Prizrenit.

-Advertisement-

Stacioni i filtrimit – KRU ”Gjakova” është objekt i ndërtuar për trajtimin e ujit. Ka filluar funksionimin në vitin 1985 me kapacitet rreth 500 litra/s – faza e I-rë, si dhe është në përfundim të ndërtimit faza e II-të me kapacitet 500 litra/s – kapaciteti do të jetë 1000 litra/s.

Kontrolla e cilësisë së ujit të pijshëm është i vazhdueshëm si në laboratorin fiziko-kimik ashtu edhe mikrobiologjik.

Testimet e ujit kryhen në laboratorin e KRU”Gjakova” i cili është akredituar sipas standardit ISO/IEC 17025/2005, me dt. 12.07.2016.

Gjithashtu kontrolla e cilësisë së ujit të KRU ”Gjakova” bëhet edhe nga IKSHP-dega Gjakovë, me të cilët Kompania ka një bashkëpunim shumë të mirë.

Duke u bazuar në Laboratorin e testimit të ujit KRU”Gjakova”, uji është sipas normatives së kërkuar për të gjitha zonat furnizuese të KRU”Gjakova”, duke respektuar UDHËZIMIN ADMINISTRATIV NR. 16/2012 PËR CILËSINË E UJIT PËR KONSUM NGA NJERIU.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera