Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 17 December 2022
Parlamenti i Kroacisë më 16 dhjetor refuzoi propozimin që Kroacia t’i bashkohet misionit të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës (EUMAM Ukraine).
Në Parlamentin prej 151 ulësesh, Qeverisë së Kroacisë i duheshin 101 vota për të arritur dy të tretat e votave për të kaluar propozimin, megjithatë, ky propozim u kundërshtua nga 10 deputetë ndërsa u mbështet nga 97 deputetë.
Deputetët e opozitës në Kroaci kanë deklaruar se nuk dëshironin të bëheshin peng i mosmarrëveshjeve politike midis krerëve të lartë të shtetit, duke argumentuar se Kushtetuta nuk parashikon që
Parlamenti të marrë vendime për çështjet që zakonisht miratohen nga presidenti, në marrëveshje me Qeverinë.
Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura të Kroacisë në misionin e BE-së për t’i dalë në mbështetje ushtrisë ukrainase, prej kohësh kishte në sherr kryeministrin dhe presidentin e Kroacisë.
Presidenti Zoran Milanoviç, e ka kundërshtuar ashpër këtë propozim që nga fillimit duke thënë se “do të nënkuptonte përfshirjen e Kroacisë në luftë” dhe se “nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kroacisë”.
Nga ana tjetër, kryeministri Andrej Plenkoviç, ka hedhur poshtë kritikat se procedurat ligjore janë shkelur kur ekzekutivi ka dërguar në Parlament propozimin, me shpresën që të fitojë dy të tretat e votave.
Madje, Plenkoviç kishte deklaruar se deputetët dhe presidenti duhet të “zgjedhin midis Ukrainës dhe regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin”.
Këshilli i BE-së, më 17 tetori miratoi një vendim për krijimin e Misionit të Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUMAM Ukraine).
Në përgjigje të kërkesës së Ukrainës për mbështetje ushtarake, misioni do të sigurojë trajnime individuale, kolektive dhe të specializuara të Forcave të Armatosura.
Misioni EUMAM Ukraine do të operojë në territorin e shteteve anëtare të BE-së dhe do të ketë një Shtabi Operacional në Bruksel për të siguruar koordinimin e përgjithshëm në nivel strategjik.
Komandanti i misionit do të jetë zëvendës-admirali Hervé Blejean, drejtor i Forcës së Planifikimit dhe Operacionit Ushtarak (MPCC).
Mandati i misionit fillimisht do të zgjasë dy vjet, dhe referenca financiare për shpenzimet totale për këtë periudhë do të jetë 106 milionë e 700 mijë euro.
Këshilli i BE-së miratoi gjithashtu dhënien e 500 milionë eurove të tjera në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për të mbështetur më tej aftësitë dhe stabilitetin e Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Kësti i gjashtë do të sjellë kontributin total të BE-së në fondin për Ukrainën në 3.1 miliardë euro.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjes...
-
Lajm fantastik për të rinjtë e komunës së Shtimes
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hamza: Do të rrisim buxhetin për barnat esenciale për 100%
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe dhe fond 25 milionë euro për bursa
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmu...
-
Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për t...
-
Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Tahiri: Rahoveci vulosi fitoren, programi i Haradinajt po i bashkon njërëzit si në rrugën për liri
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Hamza zotohet: Nëse s’i rriti pagat për 50%, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Musliu: Drenica e Adem Jasharit dhe e Hashim Thaçit, sot e tha fjalën e vet, kur Drenica ngrihet në këmbë fitorja është e garantuar
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 12, Ganimet...
-
Arton Demhasaj: Atë që po e bën Haga formalisht kundër ish-krerëve të UÇK-së, Albin Kurti po mundohet ta bëj politikisht
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, k...
-
Fondi për Papunësinë do të startojë me një shumë prej 20 milionë eurosh
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...