Kroacia premton mbështetje për Kosovën në BE e NATO
Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 27 March 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi sot prezenca e ushtarakëve kroatë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it ka kontribuar në vazhdimësi në ruajtjen dhe krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë.
Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anusiq, ku tha se të dyja vendet ndajnë të njëjtat interesa në rrafshin regjional dhe global të mbrojtjes dhe sigurisë, dhe se po thellojnë raportet në këtë drejtim.“Prezenca e ushtarakëve kroatë si në KFOR gjithashtu edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, është kruciale dhe shumë e rëndësishme për vendin tonë. Prezenca ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it ka kontribuar në vazhdimësi në ruajtjen edhe në krijimin e një ambienti stabil dhe të sigurt në Republikën e Kosovës. Kurse në aspektin e mbrojtjes, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë. Republika e Kroacisë në vazhdimësi ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë, me theks të veçantë në trajnime dhe shkollime por gjithashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, si dhe në aspektet tjera të bashkëpunimit të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë”, deklaroi ai.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anusiq theksoi mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.
“Duhet të dini që keni përkrahje nga Republika jonë, do të kemi luftojmë kundër terrorizimit, do të mbështesim edhe komunitetin tonë që jetojnë në Kosovë. Jemi të gatshëm që të mbështesim Kosovën dhe të gjithë bashkëpunimin që e kemi bërë deri më tash, e kemi bërë në kuptimin e ndihmës përmes këshilltarëve që janë institucionet tona. Në këtë mënyrë që të lehtësojmë të gjitha përgatitjet për integrim në BE dhe NATO. Falënderojmë Kosovën ku në kohën e tanishme bashkëpunon me ne edhe në kuptimin e industrisë së mbrojtjes. Të gjitha ato projekte që janë duke ndodhur i mbështesim dhe do të qëndrojmë pranë Republikës së Kosovës”, theksoi ai.
Ministri kroat i Mbrojtjes është pritur me nderime nga garda ceremoniale.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...