Kroacia përjashton mundësinë e trafikimit të organeve në rastet e transplantimit të veshkave

Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 09 June 2022
Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Berosh, tha të mërkurën se pas hetimeve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, kanë ardhur në përfundim se dy rastet e transplantimit të veshkave, nuk kishin të bënin me trafikim organesh, por kanë gjetur disa parregullsi në proces.
Dy donatorët, një bukëpjekës nga Kosova dhe një shofer kamioni nga Serbia, kishin dhuruar veshkat dy vjet më parë në një spital të Zagrebit dhe pranuesit e organeve ishin burra nga Kroacia. Më 2019, një prej spitaleve në Zagreb kishte refuzuar të kryente transplantimin e organeve, kështu që transplantimi ishte kryer në një spital tjetër të kryeqendrës kroate.
Pas dyshimeve, Ministria e Shëndetësisë së Kroacisë kishte ndaluar përkohësisht programin e transplantimit të veshkave nga donatorë të gjallë në Qendrën Spitalore të Zagrebit.
“Transplantimi i organeve është procedurë që është shumë e zhvilluar në Republikën e Kroacisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për transplantimin, për fat të keq, të organeve nga donatorët e vdekur. Ky problem specifik lidhet me transplantimin e organeve nga donatorë të gjallë që nuk kanë lidhje me pranuesin, raste që janë jashtëzakonisht të rralla. Nuk ka asnjë dyshim për autoritetet për momentin [për këto dy raste]. Inspektorati shëndetësor bëri një analizë të thellë dhe zbuloi disa parregullsi në vetë këtë proces”, tha Berosh.
Rastet e dyshimta të transplantimit të veshkave ishin zbuluar nga gazetarja Natasha Shariçiq. Duke komentuar deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, ajo tregoi se më 2019 – kur kishte ndodhur transplantimi i organeve – për shkak të këtyre dy transplantimeve të dyshimta ishin mbledhur ekipet e transplantim nga Qendra Spitalore të Zagrebit dhe nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ka pasur dyshime se mund të ketë shkelje të normave etike në transplantimin e organeve, që janë altruizmi dhe varësia financiare. Me fjalë të tjera, ka pasur dyshime për trafikim organesh”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.
Radio-Televizioni Kroat (HRT), kishte raportuar se dy dhuruesit e organeve nga Kosova dhe Serbia ishin “me status më të ulët social”.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Prokurorisë së Shtetit të Kosovës nëse ishin në dijeni për rastin që po hetohej nga Kroacia, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkaq, Josip Periq nga Shoqata kroate për të Drejtat e Pacientëve, tha për Radion Evropa e Lirë se fakti që këto dy transplantime ishin refuzuar që të kryeheshin në një spital në Zagreb, dhe më pas ishin kryer në një tjetër, ngriti dyshime për trafikim organesh.
“Nëse asgjë nuk ka ndodhur, pse ata e ndaluan të gjithë procesin? Këto procedura dhe rregulloret janë të diskutueshme ku shohim se ka rregullore të veçanta në çdo spital dhe standardet nuk janë të harmonizuara. Pastaj ka gabime të mëdha sa i përket shkeljes së etikës, moralit, kodit të etikës mjekësore dhe sigurisht, vetë pacientëve”, tha ai.
Në Kroaci, transplantimi i organeve nga donatorë të gjallë, që nuk kanë lidhje me pranuesin, është i mundur.
Kontrollet janë të rrepta dhe donatorët duhet t’u nënshtrohen testeve specifike psikologjike, miratimit nga ekspertë të qendrës së transplantimit dhe komisionit të etikës së institucionit shëndetësor ku kryhet transplantimi.
Reklamimi i disponueshmërisë ose nevojës për organe dënohet me burgim deri në tre vjet.
Sipas Radio-Televizionit Kroat, Kroacia, me më shumë se 100 transplantime veshkash në vit, është në mesin e vendeve udhëheqëse në botë./REL
Të tjera
-
Gjuajtje me armë në Pejë, lëndohen dy persona – njëri dërgohet në QKUK
Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Krysh...
-
Aksident në Prishtinë, vetura godet dy vajza, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajz...
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...
-
Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 histori...
-
Snajperistët e FSK-së të 5-ët në garën e snajperistëve në Turqi
Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vend...
-
Letra e Rrahman Morinës drejtuar Azem Vllasit: Lëshoja mbledhjen Millosheviqit
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar historinë famëkeqe të fjalimit të S...
-
Haxhiu pret përgjigje pozitive nga opozita: Për reformën në drejtësi duhet konsensus i gjerë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se pret që partitë opozi...
-
“Shamanët”, njësia sekrete ukrainase që po sulmon rusët edhe në territorin e tyre
“Shamanët” ukrainas – një njësi sekrete, më elitare e komandove ukrainase – u...
-
Finlandës dhe Suedisë u hapet rruga për anëtarësim në NATO, Turqia ua heq bllokadën
Turqia ka hequr bllokadën ndaj Finlandës dhe Suedisë, duke u hapur kështu rru...
-
Kaq është numri i qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e Trustit
Një peticion ka nisur të nënshkruhet në ttërë Kosovën për të kërkuar lejimin ...