Lajme

Kroacia goditet nga një tërmet, ja magnituda dhe epiqendra

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 13 August 2024

Rreth orës 8:43 të mëngjesit të sotëm, pjesë veriperëndimore e Kroacisë u godit nga një tërmet, epiqendra e të cilit ishte në Apatovec.

Lëkundjet janë ndjerë në Zagreb dhe në tërë pjesën veriperëndimore të Kroacisë.

Siç njofton Qendra Sizmologjike, tërmeti ishte relativisht i fuqishëm me fuqi prej 4 shkallë të Rihterit.

-Advertisement-

“Sot, më 13 gusht 2024, rreth orës 8:43 minuta, Qendra Sizmologjike e Republikës së Kroacisë ka regjistruar një tërmet relativisht të fuqishëm rreth 17 kilometra në veri të Krizhevacit. Magnituda e tërmetit ishte 4 shkallë të Rihterit”, u tha nga kjo qendër.

Në anën tjetër EMSC-ja ka raportuar se magnituda në fakt ishte 4.6 shkallë të Rihterit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera