Kroacia blen sistem kundërajror francez për 72 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 10 December 2022
Qeveria e Kroacisë ka njoftuar se do të blejë sistemin francez të mbrojtjes ajrore Mistral, për 72 milionë euro, si pjesë e përpjekjeve të kësaj anëtareje të NATO-s për të modernizuar forcën e saj ajrore, raporton Reuters.
Vendimi vjen pas blerjes së vitit të kaluar të 12 avionëve luftarakë francezë Dassault Rafale, me vlerë 999 milionë euro, për të zëvendësuar skuadriljen kroate të avionëve rusë MiG-21 që datojnë nga ish-Jugosllavia, prej të cilëve vetëm disa janë ende në funksion.
“Rrethanat që ndodhën me agresionin rus kundër Ukrainës dhe rënien e dronit në Zagreb treguan se është e rëndësishme dhe e nevojshme të përshtaten prioritetet dhe planet për pajisjen e ushtrisë kroate”, tha ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhiq.
Ai nuk ka specifikuar se kur do të arrihet marrëveshja.
Në muajin mars, një dron zbulues i epokës sovjetike që mbante një bombë ajrore u rrëzua në Zagreb, pasi hyri në hapësirën ajrore kroate nga Hungaria fqinje. Nuk ka pasur viktima.
Të martën, një aeroplan MIG-21, me dy ulëse, u rrëzua gjatë një stërvitje ushtarake në një zonë të pabanuar në verilindje të Kroacisë. Të dy pilotët u shpëtuan.
Kroacia iu bashkua Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në vitin 2009, ndërkaq që nga vitit 2013 është anëtare e Bashkimit Evropian./REL

Të tjera
-
Një i lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit te “Qafa”
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në...
-
“Qeveri satelit i Serbisë”, Haradinaj kritikon ashpër qeverinë për çmimin e rrymës e shtesat e policisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reag...
-
Dyshohet për shpëṛthimin e një bombole gazi te “Qafa” në Prishtinë
Dyshohet se një bombolë gazi ka shpërthyer te “Qafa” në Prishtinë. Lajmin ...
-
Haradinaj kujton dëshmorin e kombit, Bujar Shala
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin e kombit, Bujar Shal...
-
Orav për formimin e qeverisë së re: Shpresojmë që të jetë stabile
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka folur rreth formimit ...
-
Trupa e daulleve e ushtrisë britanike performon në sheshin e Prishtinës, qytetarët e shijojnë nga afër
Trupa e daulleve të Gardës Grenadier e ushtrisë britanike sot kanë performuar...
-
Vdẹs 85-vjeçarja në Rahovec, dyshohet se iu dọgj shtëpia aksidentalisht
Një 85-vjeçare ka humbur jetën pasi shtëpia e saj u përfshi nga zjarri në fsh...
-
Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit që la mijëra të vdekur
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mi...
-
Orav: Kemi qëndrime të ndryshme për draft-statutin e Asociacionit, i takon Sorensenit si të ecet tutje
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për dra...
-
Shefi i zyres së BE-së tregon se çfarë duhet të bëjë Kosova për heqjen e masave
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se çështja e masave ndaj Ko...
-
Bashkësia Islame e Kosovës del me njoftim për ndërrimin e orës, tregojnë kohën kur falet Bajrami
Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë bë...
-
Qindra mijëra turq protestojnë në Stamboll kundër burgosjes së rivalit kryesor të Erdoganit
Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundër burgosjes së krye...