Lajme

Kroaci: Berishaj vendos kurora me lule në vendin ku vitin e kaluar e humbën jetën 10 persona

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 25 July 2022

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka vizituar vendin ku para një viti humbën jetën 10 persona si pasojë e një aksidenti tragjik në Sllavonski Brod.

Në aksident ishin lënduar 45 persona, 30 nga ta u lënduan më lehtë ndërkaq 15 ishin lënduar goxha rëndë.

Berishaj në vendin e ngjarjes ka vendosur kurora me lule.

-Advertisement-

Ai përmendi edhe angazhimin e autoriteteve kroate që iu dolën në ndihmë të aksidentuarve.

“Delegacionin nga Ambasada në Zagreb i priti Kryeshefi i Administratës policore Brodsko- Posavska, z. Antun Valiq me bashkëpuntorë, si dhe z Marko Shimiq, zëvendes Perfekt. Ambasadori Dr. Berishaj, në fjalën e vet, posaçërisht u ndal në përkushtimin e pashoq të Kryeministrit të Qeverisë së Kroacisë z. Andreja Plenkoviq dhe ministrave, institucioneve shtetërore; policisë, mjekeve në spitalin “dr. Josip Bançeviq”, zjarrëfikseve si dhe gjithë qytetarëve të Prefekturës së Sllavonski Brodit të cilët treguan solidaritet ndaj familjeve që pësuan këtë tragjedi. Me këtë rast Ambasadori Berishaj me bashkëpuntorë u ndau mirënjohje Kryeshefit te Administratës policore Brodsko- Posavska, z. Antun Valiq, si dhe Perfektit të Perfekturës Brodsko Posavska z. Danijel Marushiq, dr.med.vet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera