Opinione

Krizat përshpejtojnë ndryshimin!

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 09 March 2022

Shkruan: Dardan Sejdiu

Pandemia e COVID-19 përshpejtoi transformimin digjital dhe megjithëse sot jemi ende në fillimet e krizës që lidhet me agresionin Rus në Ukrainë, një gjë po bëhet shumë e qartë:

Kjo luftë do të përshpejtojë transformimin energjetik dhe mendësinë që lidhet me llojin e energjisë e infrastrukturës energjetike që i duhet botës demokratike në të ardhmën.

-Advertisement-

Agresioni Rus ndaj Ukrainës po e kthen me hapa të shpejtë, ndonëse deri tash vetëm flitej për të, pavarësinë energjetike në një imperativ sigurie. Europa dhe bota demokratike nuk duhet të kenë varrshmëri nga Rusia dhe vendet që nuk përqafojnë vlera të njejta shoqnore dhe ekonomike.

Tash, rruga përpara është verbuese. Europa dhe SHBA-të duhet të nxisin politika për energjinë e rinovueshme dhe të gjelbër dhe kështu të ndihmojë planetin në aspekt të ndryshimeve klimatike (të cilat jane bërë pothuajse të pakthyeshme) dhe vetën e vlerat demokratike duke kriju pavaresi energjetike.

Për të arrit në një pikë të tillë duhet angazhim epokal në kordinim, planifikim e financiar.

Prandaj sfida kryesore e kësaj gjeneratës tonë në këtë kohë mbetet në planfikimin, organizimin dhe financimin e një tranzicioni të drejt e përfshirës në energji te pastër:

Infrastruktura energjetike dhe digjitale jane gjithashtu sfida edhe per vendin tonë. Andaj, a do të jemi të gatshëm si shoqni në krye me kastën momentale të punojmë në këtë drejtim apo ende të mirremi me të kaluarën e inatet subjektive, kjo mbetet të shihet në të ardhmen e afërt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera