Lajme

Kriza në FSK, Presidenca: Osmani ka kohë që ka propozuar një program, kërkohet mbështetje buxhetore nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 12 October 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, s’ka qëndruar duarkryq për krizën që po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës sa i përket ushqimit. Shefja e shtetit ka kërkuar një raport të detajuar për situatën nga komandanti i përgjithshëm, Bashkim Jashari, dhe ka kërkuar që të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se ftesa për takim me gjeneralin Jashari dhe ministrin Maqedonci vjen si rezultat i shqetësimit të presidentes rreth gjendjes së krijuar në FSK sa i përket ushqimit.

Kupina gjithashtu se presidentja e Republikë së Kosovës ka kohë që ka propozuar një plan disa pikësh për FSK-në, por që për të njëjtin plan kërkohet përkrahje buxhetore nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“Përndryshe, Presidentja Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre. Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, ka thënë Kupina për Gazetën Express

Në planin e presidentes Osmani, Kupina ka treguar se përfshihen” Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri, Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit, Pagesa e mëditjeve për pjesëtarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj), Sigurimi shëndetësor, Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe terciar mjekësor, Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare, Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre dhe Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët”.

Kupina ka thënë se “realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror. Përgjatë ditëve në vijim, pas takimeve të radhës me institucionet relevante, do të mund t’ju japim më shumë detaje lidhur me këtë çështje”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera