Lajme

Kriza mes Izraelit dhe Palestinës, ndërkombëtarët thirrje për uljen e tensioneve teksa dhuna është përshkallëzuar

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 11 May 2021

Shtetet nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për qetësi, pas sulmeve pa pushim dhe të ndërsjellta mes Izraelit dhe Palestinës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nxitur Izraelin dhe Palestinën të ulin tensionet sa më shpejt që është e mundur. Dhuna u përshkallëzua të hënën në mbrëmje pasi Palestina lëshoi raketa drejt Jeruzalemit.

Si kundërpërgjigje, ushtria e Izraelit zhvilloi sulme ajrore kundër palestinezëve në Rripin e Gazas. Zyrtarët palestinez të shëndetësisë në Gaza thanë se 22 persona, përfshirë fëmijë kanë ndërruar jetë. Ndërkohë ushtria izraelite thotë se 15 anëtarë të grupit Hamas që drejtojnë Gazën janë vrarë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera