Lajme

Kriza energjetike, Von der Leyen: Qëllimi është ulja e çmimeve në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 10 September 2022

Ulja e çmimit të energjisë dhe furnizimi i sigurt janë qëllimet tona, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen një ditë pas takimit të ministrave të BE-së në Bruksel.

“Ndërsa ne po përgatisim me komisionerët paketën e energjisë për të trajtuar rritjen e çmimeve dhe për të ofruar lehtësira për europianët, ne mirëpritëm mbështetjen e përgjithshme të Këshillit për qasjen tonë bazë.

Ne diskutuam çështjen e kostove të gazit. Vlerësuam punën për ndihmën shtetërore, kushtet e barabarta, mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha von der Leyen.

-Advertisement-

Kryetarja e Komisionit përmblodhi punën e komisionerëve si më poshtë:

– Ulje e kërkesës.

-Kontributin e sektorit të energjisë për të mbështetur familjet dhe bizneset në nevojë.

– Mbështetja me likuiditet për shoqëritë.

– Përshpejtimi i promovimit të REPowerEU.

“Për sa i përket kostos së gazit natyror, ne vazhdojmë të punojmë për një përgjigje sa më të përshtatshme për tregun global. Synimi është të sigurojmë çmime më të ulëta në Europë, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e furnizimeve”, përfundoi von der Leyen.

/abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera