Kriza energjetike rikthen Japoninë drejt energjisë bërthamore

Autori: Gazeta inFokus
08:31 | 22 December 2022
Japonia miratoi një politikë të re që promovon përdorimin më të madh të energjisë bërthamore për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike mes mungesave globale të karburanteve dhe për të reduktuar emetimet e karbonit.
Politika e re thotë se Japonia duhet të maksimizojë përdorimin e reaktorëve bërthamorë ekzistues duke rifilluar sa më shumë prej tyre dhe duke zgjatur jetën e funksionimit të reaktorëve të vjetër përtej kufirit të tyre 60-vjeçar dhe duke zhvilluar reaktorë të gjeneratës së ardhshme për t’i zëvendësuar ata.
Ndjenjat anti-bërthamore dhe shqetësimet për sigurinë u rritën ndjeshëm në Japoni pas katastrofës së Fukushimës që ndodhi n vitin 2011, dhe miratimet e rifillimit që atëherë kanë hyrë ngadalë nën standarde më të rrepta sigurie.
Kompanitë e shërbimeve komunale kanë aplikuar për rifillimin e 27 reaktorëve në dekadën e fundit.
Shtatëmbëdhjetë kanë kaluar kontrollet e sigurisë dhe vetëm 10 kanë rifilluar funksionimin. Kjo ishte në përputhje me planin e mëparshëm të Japonisë për të hequr nga përdorimi gradualisht energjinë bërthamore deri në vitin 2030.
Politika e re thotë se energjia bërthamore siguron prodhim të qëndrueshëm dhe se ka nj “rol të rëndësishëm si një burim energjie bazë pa karbon në arritjen e stabilitetit të furnizimit dhe neutralizimit të karbonit”.
Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë ka hartuar një plan për të lejuar vazhdimin e punës çdo 10 vjet për reaktorët pas 30 vitesh funksionimi.
Plani u miratua nga Autoriteti i Rregullimit Bërthamor, mbikëqyrësi bërthamor i Japonisë, duke hapur rrugën për miratimin e politikës. Rregullat e reja të inspektimit të sigurisë ende duhet të përpilohen në ligj dhe të miratohen nga Parlamenti.
Shumica e reaktorëve bërthamorë në Japoni janë më shumë se 30 vjeç të vjetër. Katër reaktorë që kanë funksionuar për më shumë se 40 vjet kanë marrë lejen për të operuar, dhe një është aktualisht në procedur.
Dokumenti i politikave thotë se Japonia do të shtyjë gjithashtu zhvillimin dhe ndërtimin e “reaktorëve inovativë të gjeneratës së ardhshme” me karakteristika më të sigurta për të zëvendësuar rreth 20 reaktorë që tani janë vendosur për çaktivizimin.
Miratimi i politikës së re të enjten vjen më pak se katër muaj pasi kryeministri Fumio Kishida nisi
“Këshillin e Zbatimit të Transforimit t Gjelbrt” të ekspertëve dhe ministrave të jashtëm për të “shqyrtuar të gjitha opsionet” për të hartuar një politikë të re që adreson mungesat globale të karburanteve si pasoj e luftës s Rusisë Ukrainës si dhe ka pr qllim q t ul nivelin e karbonit deri në vitin 2050.
Këshilli miratoi gjithashtu plane për t’i bërë energjitë e rinovueshme burimin kryesor të energjisë në Japoni dhe për të promovuar më tej hidrogjenin dhe amoniakun, si dhe energjinë e erës në det të hapur dhe forma të tjera të energjisë për të promovuar dekarbonizimin, elasticitetin e furnizimit dhe sigurinë ekonomike./Rel

Të tjera
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjas...
-
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të dyshuar për grabitje
Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët në Prishtinë për identifikim...
-
Testimet në Urën e Ibrit u kryen nga një kompani e kontraktuar nga BE-ja
Mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën janë kryer testime, por Qeveria në de...
-
Pl*agoset një person në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri të mërkurën në Prishtinë, në një inc...
-
Publikohen pamjet e arrestimit të njeriut më të kërkuar në Ekuador, ishte fshehur në një vrimë nën banakun e kuzhinës
Publikohen pamjet e arrestimit të njeriut më të kërkuar në Ekuador, ishte fsh...
-
Pas katër ditësh gjendet burri i zhdukur në Prizren, dërgohet në spital
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i raportuar si i zhduku...
-
KEDS-i me punime në terren, në këto zona do të ketë reduktime
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të d...
-
Deputeti Berisha për pasurinë e deklaruar: Kam lindur milioner, vij nga familje e tillë
Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, u pyet për pasurinë e tij t...
-
Si u bë Kosova “pjesë” e Samitit të NATO-s në Hagë duke u përmendur nga Trump, Rutte dhe Erdogan në konferenca për media
Në një deklaratë të bërë gjatë një konference për media në margjinat e Samiti...
-
Zelensky nënshkruan marrëveshje me KiE-në për themelimin e një tribunali për krime lufte
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi të mërkurën vonë një m...
-
Deklarata e Kurtit, Lekaj: Qesharake, nuk duhet të merret seriozisht
Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për deklaratat e Kurit dhe mos kri...
-
A rrezikohet Kosova nga tërmetet? Flet drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka folut rreth r...