Kriza energjetike, Rama: Nëse kemi mundësi do të ndihmojmë sërish Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 05 January 2022
Shqipëria furnizoi me energji elektrike Kosovën në ditët e ndërrimit të viteve, në mënyrë që qytetarët të kishin mundësi të festonin pa brengën se do të kishte reduktime. Megjithatë, kjo mund të mos jetë ndihma e fundit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi sot se do të shikojnë mundësitë dhe nëse është e mundur do ta ndihmojë sërish Kosovën.
“Kosova është në një situatë kritike që lidhet edhe me një trashëgimi të vështirë të një sistemi jashtëzakonisht problematik të prodhimit, garantimit të energjisë e kështu me radhë, ne kemi dhënë ndihmën tonë për Kosovën. Më vjen mirë që mundëm ta ndihmojmë përsëri, pasi patëm një ndërprerje për disa ditë për pamundësinë tonë, por sidoqoftë u rikthyem për të dhënë ndihmën tonë për ditët që ndanin vitet. Do të shikojmë në vijim çdo rast dhe sido që të jetë mundësia, sado e vogël, ne përsëri do të japim ndihmën tonë për Kosovën”.
Rama tha se fakti që kriza energjetike nuk ndjehet në Shqipëri nuk do të thotë se nuk ka krizë, por është dëshmi se Shqipëria është duke ia dalë në këtë përballje.
“Kriza energjetike është një fakt për të gjithë. Natyrisht, vende të ndryshme po e përballojnë në mënyra të ndryshme. Fakti që në Shqipëri, kriza energjetike nuk po ndihet në familje, nuk po ndihet në biznese, nuk do të thotë që Shqipëria nuk po përballet me një krizë energjetike, përkundrazi, do të thotë që Shqipëria po ia del të përballë krizën energjetike, pa e lënë atë të rrëshqasë në kurriz të konsumatorëve familjarë apo të bizneseve, pasi qeveria u është bërë atyre mburojë sikundër jemi zotuar. Por ama, kjo është një përballje e përditshme, është një përballje që ka kosto, se nuk është një përballje trup me trup, e natyrisht që krizës energjetike nuk mund t’i vëmë një bravë apo t’i ndryshojmë çelësin. Duhet ta përballim”, tha Rama./KP/
Të tjera
-
Numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani aktualisht i treti në nivel vendi
Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet ...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Hovenier e vlerëson produktiv takimin e Kurtit me O’Brien: Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka vlerësuar produktiv tak...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...