Lajme

Kriza energjetike nuk ndihet në Pallatin e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 24 December 2021

Ditëve të fundit Kosova është në një krizë energjetike dhe qytetarët po përballen me reduktime të shumëta, shkruan Gazeta Infokus.

Por, si duket kjo krizë nuk po ndihet edhe në Pallatin e Drejtësisë.

Në disa foto të siguruara nga Gazeta Infokus shihet se në këtë pallat të gjitha dritat janë të ndezura dhe nuk po kursehet energjia elektrike.

-Advertisement-

Kujtojmë se ditë më parë Qeveria e Kosovës bëri thirrje për kursim maksimal të energjisë.

Madje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjithashtu bëri thirrje që edhe pajisjet për videolojëra të hiqen nga priza./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera