Lajme

Kriza energjetike, Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 28 December 2021

Kuvendi i Kosovës sot duke filluar nga ora 11:00 do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të Ligjit për energji.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka zgjidhje të mirë në situatën aktuale të krizës energjetike në të cilën gjendet Kosova. Ai në Facebook ka shkruar se Kosova është dashur të mendojë shumë më herët që të mos vijë në këtë situatë.

-Advertisement-

“Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellë në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se “reduktimet me energji elektrike pothuajse janë hequr”.

“Me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr”, shkruan Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera